Google Chrome mbulon mbi 10 për qind

Google Chrome mbulon mbi 10 për qind


Kompania e analizave Net Applications vlerëson se shfletuesi Chrome i Google mbulon 10.7 për qind të tregut, që është për 0.72 për qind më shumë se në dhjetor të 2010-ës.

Gjatë vitit të kaluar, Chrome ka rritur pjesëmarrjen e vet për më shumë se dyfish krahasuar më 2009 (5.22 për qind ishte në janar).

Në anën tjetër, shfletuesi Internet Explorer i Microsoft ka humbur 1.08 për qind të tregut në raport me 56 për qind sa kishte në dhjetor të 2010-ës.

Firefox mbanë 22.75 për qind të pjesëmarrjes. Sipas analizës së Net Applications, gjatë gjashtë muajve të fundit Firefox është sjellë në mes të 22 e 23 për qind.

Zyrtarët e kompanisë Google pohojnë se 120 milionë përdorues shfrytëzojnë shfletuesin e saj Chrome, derisa të dhënat e Net Applications thonë se bëhet fjalë për 10.7 për qind të mbulueshmërisë së tregjeve.