Panasonic, kompania japoneze e prodhimeve elektronike, ka shënuar rritje të fitimit prej 24 për qind në periudhën tetor-dhjetor 2010.
Rezultatet pozitive kanë ardhur me gjithë dëmin e shkaktuar në tregun ndërkombëtar nga jeni japonez, vlera e të cilit ka qenë mjaft e lartë, raporton REL.
Rezultatet e Panasonicut vijnë pak ditë pas suksesit të një tjetër kompanie japoneze, asaj të prodhimit të automjeteve, Toyota. Kjo e fundit me gjithë problemet ka mbetur edhe vitin e kaluar kompania numër një në botë në industrinë e makinave.
DownloadKS