iPhone 5 më i lirë se iPhone 4

 Gjatë ditës së sotme, gazeta prestigjioze amerikane New York Times ka raportuar se Apple nuk është duke punuar në versionin minimal të iPhone, i cili në publik njihet me emrin iPhone Mini.

Gjithashtu, në të njëjtin lajm të kësaj gazete thuhet se modeli i ri i telefonit të Apple, iPhone 5 do të jetë më i lirë se sa modeli aktual në treg, iPhone 4.

Sipas këtij burimi, thuhet se Apple do të prodhojë versionin më të lirë të iPhone 5, i cili do të ketë më pak hapësirë për ruajtjen e të dhënave, si dhe kualitet më të dobët të kamerës.

Ky lajm, duket mjaft interesant, duke e marrë parasysh që Apple do të prodhojë modelin e ri të telefonit të saj me dizajn të njëjtë, por me komponenta më të dobëta që do ta bëjnë këtë telefon më të lirë, dhe më të përballueshëm për më shumë njerëz.