Viruset trojan kërcënojnë përdoruesit e BE-së

Eurostat, trupa e Bashkimit Evropian për statistika para disa ditësh ka publikuar rezultatet e hulumtimit të cilat theksojnë se 31 për qind të përdoruesve të internetit në të gjitha 27 shtetet anëtare kanë qenë të infektuar me ndonjë prej viruseve kompjuterike gjatë vitit të kaluar.

Sipas pohimeve të përdoruesve, shfaqja e këtyre viruseve ka rezultuar me humbjen e informatave apo kohës. Eurostat thekson se 3 për qind e të gjithë përdoruesve kanë pësuar humbje financiare që lidhen me sulmet e ashtuquajtura phishing/pharming apo keqpërdorimeve të kartelave të kreditit, derisa 4 për qind e përdoruesve kanë paraqitur shqetësime që lidhen me informatat private dhe privatësinë.

Shtetet në të cilat kanë ekzistuar kërcënimet më të mëdha për humbje financiare kanë qenë Lituania, Britania e Madhe dhe Malta.

DownloadKS